Ky ilaç ende nuk është futur si terapi e rregullt për personat të cilët vuajnë nga kanceri

Ky ilaç ende nuk është futur si terapi e rregullt për personat të cilët vuajnë nga kanceri

Viteve të fundit janë shfaqur shume informacione të ndryshme në lidhje me shërimin e sëmundjes së kancerit. Bëhet fjalë për “Methadon” një ilaç pak i njohur e që zakonisht përdoret për pacientet me terapi anti-drogë.

Para 10 viteve Dr.Claudia Friesen,  gjatë hulumtimit në laboratorin e saj rastësisht zbulon “Mrekullinë”. Dr.Friesen kishte qeliza kancerogjene të leukemisë dhe gjatë eksperimentit të saj që nuk kishte të bëjë me zbulimin e ilaçit për kancerin por për diçka tjetër, pas përfundimit të eksperimentit ajo u befasua kur nuk i pa me qelizat kancerogjene, ato ishin shkatërruar plotësisht.
Dr.Friesen së pari mendoi se mos është bërë diçka gabim dhe përsëriti eksperimentin dhe prapë ishte rezultati befasues qelizat kancerogjene zhduken, përcjell rtv21.tv

Ilaqi ‘Methadon’ që në tregun farmacetik zakonisht përdoret për ndaljen e dhimbjeve ngase është ilaqi në fjale hyn në grupin e ilaçeve opiumiste që përdoret tek pacientet anti-drogë.

Dr.Friesen bëri çmos që eksperimenti i saj i zbuluar para 10 viteve të hyn në terapinë e rregullt tek pacientet me sëmundjet e kancerit, por fatkeqësisht ajo nuk gjeti ndihmë as nga shoqata të ndryshme onkologe që mirren me sëmundjen e kancerit ngase ju duhej studime shkencore që eksperimenti i saj të merr jetë.

Ajo vendosi që të gjejë pacientë vullnetarë për ta përdorur ‘Methadonin’ në kombinim me kimioterapinë e rregullt dhe Dr.Friesen gjeti dy pacientë që po thuajse ishin në prag te vdekjes .

Sabine Kloske është njëra pacientet e prekura nga kanceri në tru, nga një ndër tumoret me agresiv.

Doktori jep vetem 15 muaj jetë zonjës Kloske ngase tumori kishte madhësinë e topit të golfit, doktori e këshillon që t’i jetojë këta 15 muaj me ndonjë udhëtim rreth botës dhe t’i përgatit gjërat e saj të fundit.

Zonja Kloske një dite para se t’i nënshtrohej operacionit vendos ta shkruajë testamentin, por pas periudhës së operacionit ajo bie në kontakt me doktoreshën Friesen e cila po kërkonte pacientë vullnetarë, përcjell rtv21.tv

Sabine pasi ka përdorur “Methadonin” në kombinim me kimioterapinë e saj të rregullt ajo sot është shpallur ‘Cancer free’, kurse sipas diagnozës së mjekut ajo që dy vite duhej të ishte e vdekur.

Por prap Dr.Friesen përballet me vështirësi që ilaçi ‘Methadon’ të futet si ilaq i rregullt në kombinim me kimioterapinë ngase firmat e mëdha farmaceutike nuk lejojnë një gjë të tillë derisa të mos ketë studim zyrtar nga Shoqata Gjermane e Kancerit.

Sipas firmave farmaceutike thuhet ka ndikime anësore por e vërteta qëndron tek shuma e mëdha që fitohet me ilaçet aktuale që përdoren në kimioterapi ngase Methadoni në tregun gjerman shitet 8 deri 20 euro.

Pas zbulimit të vërtetës rreth ilaçeve në shërimin e kancerit në emisionin ‘SternTV’ në RTL me 21.06.2017 në Gjermani mijëra pacient janë në kërkim të ‘‘Methadonit.’’

“Methadon” deri me sot gjatë eksperimentit ka rezultuar pozitiv në gjithë pacientët që kishin metastazë në shumë organe në trup me tumoret më agresive kancerogjene.

Tashme Shoqata Gjemane e Kancerit ka dhënë dritën e gjelbërt qe ne vjeshtë të financojë studimin për “Methadonit” në shërimin e kancerit dhe nëse prapë rezultati është pozitiv atëherë sipas doktorit Wolfgang Wich pas 2-3 viteve do ndryshojë plotësisht terapia e shërimit të kancerit./21Media