Regullimi i thonjëve me gell ndërtues

Regullimi i thonjëve me gell ndërtues

Thonjtë janë ndër elementet më të rëndësishëm që femrat i kushtojnë për dukje. Aplikohen metoda të ndryshme për t’i zgjatur ata si dhe për t’i dizajnuar në forma të ndryshme. E në kuadër të programit të mëngjesit në RTV21 u aplikua drejtëpërdrejtë medota e rregullimit të thonjëve me gell ndërtues të cilën e realizoi Valentina nga Salloni Edita’s Beauty.

Ajo ka treguar se kjo mënyrë është më e mirë se të tjerat për faktin se është më jetëgjatë dhe më pak e dëmshmë se mënyra e zakonshme, pasi që përmes grryerjes që i bëhët thonjëve ata dëmtohen. Për të parë se si e ka realizuar Valentina rregullimin e thonjëve ndiqeni videot në vazhdim./21Media