Metodë e lehtë, por mjaft e dobishme

Metodë e lehtë, por mjaft e dobishme

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të

merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera, një kurë natyrale me dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronte menjëherë organizmin, duke i dhënë atij imunitet të fortë. Mjaltë dhe piper i zi. Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën, që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes dhe largon ftohjen.

Si ndikon mjalta dhe piperi i zi në organizëm kundër ftohjes?

Mjalta është padyshim një nga kurat më të mirat natyrale për të parandaluar dhe trajtuar virozat e dimrit, gripin dhe të gjitha komplikacionet që vijnë prej tyre. E mirënjohur për vetitë e saj kurative, mjalta përmban vlera anti-bakteriale dhe antioksidantë, të cilët forcojnë imunitetin dhe parandalojnë prekjen nga virozat.

I përdorur gjerësisht si një erëz që u shton shije ushqimeve, piperi i zi vepron gjithashtu si një kurë natyrale efektive për të parandaluar kollën, fytin e thatë dhe të ftohurën në përgjithësi. Kjo erëz është e pasur me shumë vlera ushqyese siç është vitamin C, antioksidantët dhe vetitë antibakteriale. Kur përdoret i kombinuar me mjaltin, të dy veprojnë si agjentë të fuqishëm në çlirimin e frymëmarrjes.

Si ta përdorni mjaltin dhe piperin e zi?

Dy kura të thjeshta, me efekte të fuqishme të përdorimit të mjaltit dhe piperit do t’iu ndihmojnë të largoni menjëherë virozat. Piper i zi pudër dhe mjaltë: Hidhni në një tigan 5-6 kokrra piperi të zi dhe vendosni në zjarr të ngadaltë, lërini pak dhe më pas shtypini dhe bluani në formën e pudrës. Hidhni në një tas gjysmë luge gjelle me mjaltë dhe pak nga piperi i bluar, përzieni dhe më pas konsumoni. Bëjeni këtë rregullisht çdo mëngjes të parandaloni kollën dhe dhimbjet në kraharor dhe qëndroni larg ftohjes dhe fytit të thatë.