Metz Handball-i i fortë për  Thüringer-in

Metz Handball-i i fortë për  Thüringer-in

Ka përfunduar ndeshja që u zhvillua sot në konkurrencën e femrave ndërmjet skuadrave, Thüringer HC dhe Metz Handball, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll.

Takimi përfundoi me fitoren e skuadrës së Metz Handball-it, e cila arriti ta mposhtë skuadrën Thüringer HC  me rezultat 31-29, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të takimit, skuadra e Metz Handball-it zhvilloi lojë më të mirë se sa ajo e Thüringer-it, me ç’rast arriti të fitojë, me rezultat 15-14.

Edhe skuadra e Thüringer-it bëri lojë të mirë, duke e barazuar skuadrën kundërshtare dhe duke u munduar që të kalojë, por një gjë të tillë nuk mundi ta arrijë as në fund të 30 minutëshit të parë.

Ndërsa, në pjesën e dytë, edhe pse skuadra e Thüringer-it u tregua e mirë dhe me të gjitha forcat u mundua të luftojë dhe ta mposhtë Metz Handball-in, një gjë të tillë nuk e arriti, pasiqë kjo e fundit nuk e lëshoi lojën nga duart as edhe për një moment, duke triumfuar me rezultat përfundimtar 31-29.

Skuadra e Metz Handball-it gjendet në vendin e dytë, në grupin e dytë, ndërsa Thüringer HC gjendet në vendin e pestë, po ashtu në grupin e dytë.

Ndeshja u transmetua në RTV 21Plus./21Media