Dyshja  e njohur me këngë të re

Dyshja  e njohur me këngë të re

Dashuria e tyre lindi përgjatë spektaklit  “The Voice of Albania” dhe që atëherë çifti është i pandarë në jetën personale dhe profesionale.

Fjalë bëhet për dy këngëtarët e njohur, Lind Islamin dhe Venera Lumanin, të cilët sot kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës, shkruan rtv21.tv

“M’flen në shpirt”, mban titullin kënga më e re e dyshes së njohur.

Për tekstin e këngës janë kujdesur artistët së bashku kurse, kompozimin e ka bërë Lind Islami.

 

“Betohem” titullohet projekti i fundit i artistëve, të cilin e kanë publikuar vitin e kaluar. /21Media