Inspektohen dhe përurohen rrugë nga MI

Inspektohen dhe përurohen rrugë nga MI

Sot, në orën 11:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti do të inspektojnë punimet në aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 439 mijë e 916 euro, me një gjatësi prej 5026 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.

Ndërsa në orën 12:00, ministri Zharku do të përurojë fillimin e punimeve të projektit tjetër për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan (te burgu), i cili financohet nga MI në vlerën 242 mijë e 310 euro./21Media