MI me mbikëqyrje profesionale për patentë shoferit

Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi pas shtatë ditësh

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku e nënshkroi udhëzimin administrativ për mbikëqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit.

Sipas MI-së, ky udhëzim administrativ ka për qëllim përcaktimin e  procedurave për zbatimin e  mbikqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikëqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit.

Ndryshe, udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri./21Media

Back to top button