MI: Rruga Kaçanik-Hani i Elezit është lëshuar në qarkullim

Është vendosur trari i fundit në urën 407

Ministria e Infrastrukturës përmes një kumunikate për media ka përsëritur se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim.

Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”./21Media

Back to top button