MI: Rrugët e Kosovës të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës me apel për pjesëmarrësit në komunikacion

Pas reshjeve të lehta të borës, Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuart se të gjitha rrugët në mbarë vendin janë të kalueshme, ndërsa ekipet janë në teren, të gatshme për të intervenuar në rast nevoje.

“Lusim pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore”, thuhet në apelin e MI-së.

MI ka rikujtuar se aksi rrugor Kaçanik – Hani i Elezit, po qëndron i mbyllur nga e premtja, për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës./21Media

Back to top button