Elton flet për Michael

Elton flet për Michael

Elton John ka vendosur të qëndrojë pranë adhuruesve të tij edhe pas tërheqjes nga muzika. Këngëtari i njohur anglez ka gati librin e tij, i cili do të publikohet këtë javë.

Libri i quajtur “Me”, lidhet me kujtimet e këngëtarit dhe marrëdhëniet me personazhet e tjerë të famshëm që ka njohur përgjatë dekadave të tëra në industrinë e muzikës e jo vetëm.

Në një kapitull, John ndalet për të folur edhe për legjendën e muzikës pop, Michael Jackson i cili edhe pse ka ndërruar jetë 10 vjet më parë vazhdon të jetë qendra e vëmendjes më së shumti për akuzat për ngacmime seksuale ndaj të miturëve.

E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet i sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, ka shkruar John në librin e tij.

“Me” pritet të zbulojë tjera detaje rreth disa yjeve të muzikës dhe marrëdhëniet e tyre me Elton John./21Media