Jordan kujton komunikimet në orët e mëngjesit me Kobe

Jordan kujton komunikimet në orët e mëngjesit me Kobe

Të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët e Kobe Bryant janë mbledhur dje për të kujtuar ‘Jetën e Kobe dhe Gianna Bryant’ në një ceremoni përkujtimore në Staples Center, Los Angeles.

Pas bashkëshortes së yllit të NBA-së, në skenë u ngjit Michael Jordan.

Jordan falënderoi Vanessa-n dhe familjen Bryant që i dhanë mundësinë të mbante fjalim në ceremoninë përkujtimore, shkruan rtv21.tv

Jordan foli për raportin e tij me Kobe, duke iu referuar me vëllai im i vogël. Teksa lotët nuk iu ndalnin për asnjë moment.

Ndoshta disa persona mund të befasohen, por unë dhe Kobe ishim shumë të afërt, ishim vëllezër.Kemi ndarë të gjitha gjërat. Gjithmonë kam dashur të jem vëllai i tij i madh, vëllai më i mirë që ai ka pasur. Kemi shkëmbyer shumë gjëra mes vete, nuk kemi shikuar asgjë mes vete. Komunikuam në orë të mëngjesit, madje kur unë apo ai ishim duke fjetur. Nëse ju e doni dikë, duhet të shkoi deri në gjëra ekstreme dhe të bëni gjithçka për të edhe nëse duhet të rrezikoni jetën tuaj”, tha Jordan, duke shtuar se Kobe ishte inspirim për të.

Pas fjalimit të tij, Jordan ka përqafuar Vanessa-n dhe Natalian, vajzën e madhe të Kobe./21Media