Obama për të 12-ten herë renditet si burri më i admiruar

Obama për të 12-ten herë renditet si burri më i admiruar

Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama renditen në vendin e parë si burrat më të admiruar të vitit 2019 në Amerikë, sipas sondazhit vjetor të Gallup. Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës, ndërsa për Obamën hera e 12-të. Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve.

Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve. Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft, Bill Gates dhe Papa Françesku.

Kurse, ish-zonja e parë Michelle Obama është shpallur gruaja më e admiruar në botë për vitin e dytë radhazi. 55-vjeçarja mundi zonjën e parë aktuale, Melania Trump. Obama ishte e vetmja grua që u rendit me shifra dyshifrore, me 10%. Ndërsa vendin e dytë e mban Trump me 5% të votuesve.

Pas dy zonjave të para vjen Oprah Winfrey dhe aktivistja Greta Thunberg që mbajnë vendin e tretë me 3% secila në listën e grave më të admiruara.