Bebe pranoi letër falënderuese nga ish-Zonja e Parë, Obama

Bebe pranoi letër falënderuese nga ish-Zonja e Parë, Obama

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pranoi një letër falënderuese nga ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama. Obama e falënderoi Beben për ndihmën që u dha studentëve në “2019 College Singing Day”.

“Unë dhe grupi im jemi shumë mirënjohës për të gjithë punën dhe energjinë, zërin dhe mëshirën që ti ke dhënë për t’i ndihmuar të rinjtë ta arrijnë potencialin e tyre të pafund”, shkroi Michelle ndër tjerash.

Në fund, ajo u shpreh optimiste se do ta vazhdojnë bashkëpunimin për një të ardhme të ndritshme.

Letrën e shpërndau artistja shqiptare në Instagram.

Projekti i fundit i saj është “Call You Mine”, bashkëpunimi me The Chainsmokers. Ky projekt numëron mbi 15 milionë klikime./21Media