Sulmuesi spanjoll i jep fund karrierës si futbollist

Sulmuesi spanjoll i jep fund karrierës si futbollist

Michu ka vendosur të varë këpucët mbi gozhdë në moshën 31-vjeçare.

Shkas për pensionimin e tij të mëhershëm është bërë një lëndim i rëndë në gju, që ai nuk ka arritur ta rikuperojë tash e dy vite dhe vendimi i sulmuesit është që të largohet nga fusha e gjelbër.

Michu ka luajtur me skuadra si Swansea në Premier Ligë dhe Napoli në Itali, ndërsa së fundmi ai ka qenë pjesë e Real Oviedos në Segunda Division të Spanjës.

31-vjeçari ka regjistruar një paraqitje me kombëtaren e Spanjës dhe atë në vitin 2013.