Ai mendon se Qeveria ka përjetuar fiasko ekonomike

Ai mendon se Qeveria ka përjetuar fiasko ekonomike

Urgjentisht të shpërbëhet kuvendi dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Sipas tij, janë të pabaza pohimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zaev, se ky do të jetë viti i ekonomisë dhe se andaj nuk ka nevojë nga zgjedhje që të mos ndërpritet zhvillimi i reformave politike dhe ekonomike. Ai mendon se Qeveria ka përjetuar fiasko ekonomike, se projektet kapitale kanë dështuar, donacionet nuk janë mbledhura sipas dinamikës së parashikuar ndërsa korrupsioni mbizotëron në administratën.

“Тë guxojë dhe menjëherë ta shpërbëjmë Kuvendin dhe unë i premtoj se do të punojmë bashkërisht, nëse na mposhtin në zgjedhje, ne do të bëjmë gjithçka që Maqedonia të marrë datë, të hyjmë në NATO, të kemi ekonomi më të mirë, nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve VMRO-DPMNE mbetet në opozitë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski./TV21