Microsoft bën ndryshime

Microsoft bën ndryshime

Gjiganti i teknologjisë amerikane, Microsoft, ka riorganizuar mënyrën e përditësimit në sistemin operativ Windows 10. Microsoft aktualisht përdorë sistemin e përditësimit dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë.

Por, tash e tutje kompania do të bëjë përditësimin e madh në gjysmën e parë të vitit dhe përditësimin më të vogël në gjysmën e dytë. Ky përditësim i vogël ose “Point update”, është me kapacitet shumë më të vogël, por ende shumë më i rëndësishëm se përditësimet mujore “Patch Tuesday”, duke shtuar veçori dhe ndryshime të ndërfaqes.

Një përditësim më i madh vjetor lejon ndryshimet në sistemin operativ që nuk janë të dukshme në shikim të parë, siç janë përditësimet e kernelit, API-të, modelet e drajverave dhe të tjera.