Dua promovon ushqimin shqiptar

Dua promovon ushqimin shqiptar

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa është ndër artistet, e cila nuk kursehet për fansat e saj. 24 vjeçarja është mjaft e thjeshtë dhe kjo shihet edhe në postimet e ndryshme që bënë në rrjete sociale, ku vërehet që ajo mundohet të jetë sa më afër fansave, shkruan rtv21.tv

Kur jemi te këto të fundit së fundmi në instastory Dua ka publikuar një fotografi nga Nju Jorku, duke ngrënë qebapa në një restorant tradicional shqiptar.

“Duhet të vija në Bronx për qebapat më të mira shqiptare në New York”, ka shkruar Dua në fotografinë e publikuar në Instagram.

Ndryshe, “Don’t Start Now” titullohet kënga e re e nga Dua Lipa, e cila deri tani numëron më shumë se 81 milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media