Filmi më i kushtueshëm i pavarur deri më sot

Filmi më i kushtueshëm i pavarur deri më sot

Premiera e filmit “Midway” mblodhi në Los Angeles ekipin realizues të filmit, në mesin e tyre regjisorin Roland Emmerich bashkë me aktorët: Ed Skrein, Patrick Wilson, Luke Evans, Aaron Eckhart, Nick Jonas, Mandy Moore, Dennis Quaid dhe Woody Harrelson.

Filmi “Midway” bazohet në betejën e Pearl Harbor, nga Lufta e II-të Botërore, shkruan rtv21.tv

Sipas disa burimeve për këtë film, regjisori fillimisht kishte pasur probleme me buxhetin për financimin e realizimit të tij, por më pas, me ndarje të një pjese të buxhetit vetanak, në vitin  2017 njoftoi se më në fund këtë ngjarje do ta sillte në ekranet televizive.

“Midway” u realizua me një buxhet prej 100 milionë dollarë, duke u bërë kështu njëri prej filmave më të kushtueshëm të pavarur deri më sot.

Ai paraqet tregimin për marinarë të flotës ushtarake amerikane të cilët përjetojnë tragjedinë e Pearl Harbor, betejën e Midway, e cila u bë pike kthese në Pacifik, gjatë Luftës së II-të Botërore.

Filmi “Midway” është planifikuar që në kinematë amerikane të jepet nga data 8 nëntor 2019, vikendin e ditës së veteranëve në këtë vend./21Media