Miftaraj komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit

Miftaraj komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin debatues “Click” të RTV21, ka thënë se qytetarët e Kosovës më 6 tetor treguan një kulturë perëndimore.

“Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është që qytetarët e Kosovës si duket me 6 tetor e ndërtuan apo e vazhduan, e avancuan një kulturë shumë perëndimore. Nëse e shohim partitë politike se si kanë dal në rezultate këto çka i kemi, shihet që kemi një votë ndëshkuese pothuajse për të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet dhe si duket qytetari ka qenë në gjendje ta ndëshkojë partinë në bazë të asaj se sa ka prodhuar skandale në Qeveri, sa ka qenë pasiv, sa ka qenë aktiv, në mënyrë që të sigurohet që këto parti ta marrin ndëshkimin e tyre”, ka thënë Miftaraj.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka numëruar 100 për qind të votave të rregullta për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit./21Media