Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për zgjidhjet e mundshme për formimin e Qeverisë

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për zgjidhjet e mundshme për formimin e Qeverisë

Juristi Ehat Miftaraj ka deklaruar se është e kuptueshme që partitë politike të dalin në zgjedhje dhe të kërkojnë vota për të marrë pushtetin, e kuptueshme gjithashtu sipas tij është edhe procesi i negociatave për të ardhur deri tek pushteti, mirëpo tani jemi në një situatë emergjente ku nuk e kemi komoditetin që partitë politike të bëhen si fëmijë të lazdruar, duke kërcënuar të ‘prishin lojën’ po nëse nuk marrin pozitat e dëshiruara.

Miftaraj thekson se populli i Kosovës nuk e ka më atë komoditet. Ai deklaron se ka procese që kanë urgjencë të madhe për Republikën e Kosovës, si Marrëveshja për Stabilizim Asocim, liberalizimi i vizave, agjenda e reformave evropiane, sundimi i ligjit e çështje tjera.

Miftaraj shton se përrallat e LVV-së e LDK-së se janë duke luftuar që ta kenë një qeverisje të balancuar nuk shiten më në opinion./21Media