Irritohet Mihrije Braha

Irritohet Mihrije Braha

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mihrije Braha u revoltua me politikanët shqiptarë dhe nuk i kurseu as sharjet. Këngëtarja dje publikoi një video ku shihet lagjja e xhiruar nga dritarja e banesës së saj, në këtë mënyrë tregoi se po i respekton udhëzimet e dhëna dhe se po qëndron brenda.

Lidhur me këto, ajo në “Prite të Gjelbrën” në RTV21 deklaroi se ishte e revoltuar shumë nga politikanët, andaj edhe shau.

“Ndërkohë po i lëshoj lajmet, njerëzit tu thanë kushtetuta, të drejtat e qytetarëve, diqysh mu duk si një farë apeli a po kupton. Edhe u irritova deri në atë pikë saqë ashtu e ndjeva edhe ashtu veprova.”, deklaroi ajo./21Media