Numërohen mbi 98% e votave

Numërohen mbi 98% e votave

Përderisa ende po vazhdon procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, janë regjistruar mijëra fletëvotime të pavlefshme. Sipas KQZ-së, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 40 mijë e 155.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet e djeshme parlamentare në vend. Në renditjen e partive politike sipas votave të marra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me ato që ishin publikuar më herët.

Lëvizja Vetëvendosje sipas 98.08 për qind të votave të numëruara deri më tash ka marrë gjithsej 200.454 vota ose 25.54 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.096 vota ose 24.86 për qind. Partia Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 165.784 vota ose 21.13 për qind. Në vendin e katërt renditet koalicioni AAK-PSD me 90.571 vota ose 11.54 për qind. Lista Serbe ka grumbulluar 52.529 vota ose 6.69 për qind.

Koalicioni NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deri më tash nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind./21Media