Mijëra migrantë shpëtohen në Mesdhe, të paktën gjashtë të vdekur

Rreth 1 800 – 2 000 persona u shpëtuan të premten në Mesdhe

Mijëra migrantë u shpëtuan në detin Mesdhe në këtë fund javë të Pashkëve, njoftuan organizatat e shpëtimit duke theksuar se të paktën gjashtë persona kanë vdekur.

Vetëm të shtunën organizatat “Iuventa Jugend”, “Sea-Eye” dhe MOAS kanë shpëtuar rreth 3 000 persona që lundronin në gomone dhe varka prej dërrase rreth 20 milje larg brigjeve të Libisë.

“Rreth 1 800 – 2 000 persona u shpëtuan të premten dhe këto shifra janë të paprecedenta për këtë vit”, theksuan këto organizata.

Back to top button