Rita Ora takohet me një fanse të vogël

Rita Ora takohet me një fanse të vogël

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora menjëherë pas arritjes në Kosovë, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me një vajzë të vogël e cila duket se është fanse e madhe e Ritës.

“Zemra ime e lezetshme, çfarë mikpritje e këndshme. Krenar të jesh shqiptar në momente të tilla, kosova10 të dua”- ka shkruar Rita sipër videos.

Ndryshe, Rita ka udhëtuar drejt kryeqytetit tonë me aeroplan privat, ku ishte e shoqëruar me të motrën, Elenën. Ajo tashmë ka arritur në hotelin Swis Diamond të Prishtinës, ku pas akomodim  do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare në ora 15:00./21Media