Bebe e shqetësuar

Bebe e shqetësuar

Bebe Rexha përmes një postimi në Twitter njoftoi se një mik i një mikut të saj vdiq pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe” shkroi ajo. “Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi”, është shprehur Bebe.

Ndërsa, në një postim tjeter artistja shkroi disa fjalë për  presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll.Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, shkroi 30-vjeçarja.

Bebe Rexha në bazë të postimeve që po i bënë gjatë gjithë kohës, duket se është mjaft e shqetësuar nga situata që koronavirusi ka krijuar në shumë vende të botës./21Media