Kunis po i kushtojnë vëmendje të madhe  fëmijëve të tyre

Kunis po i kushtojnë vëmendje të madhe  fëmijëve të tyre

Aktorja e famshme amerikane Mila Kuins, për shkak të lindjes së fëmijës së saj të dytë i ka kushtuar më shumë rëndësi jetës së saj private, duke mos qenë shumë e pranishme në medie.

Por, aktorja tashmë është rikthyer në tapetin e kuq pas katër muajsh, duke folur për sfidat e të qenurit nënë e dy fëmijëve.

Ajo ka një vajzë dy vjeçare të quajtur Wyatt Isabelle, dhe djaloshin e vogël Dimitri Portwood, me të cilin tashmë po e  rikujton se si është  të mbetesh pa gjumë duke u kujdesur për fëmijët.

Kuins dhe bashkëshorti i saj, aktori Ashton Kutcher po i kushtojnë vëmendje më të madhe  fëmijëve të tyre, duke kaluar kohë të mrekullueshme me ta. 33 vjeçarja nga Ukraina, së fundmi ka filluar të punojë në filmin “ A Bad Moms Christmas”./21Media