Zeka i frymëzuar nga deputetët e huaj

Zeka i frymëzuar nga deputetët e huaj

Shpeshherë në ballinat e mediave ndërkombëtare vend të veçantë zënë lajmet e deputeteve që marrin fëmijët e tyre në Kuvend. Mirëpo, një veprim i tillë nuk është parë asnjëherë në Kuvendin e Kosovës, e besa as që është menduar që një deputet do ta merrte me vete fëmijën në seancë.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka marrë  me vete vajzën e tij me të cilën është ulur në sallën  e Kuvendit.

Duket se Zeka është frymëzuar nga veprimi i një deputetes së Kuvendit të Australisë, atë të senatores së Queensland, Larissa Waters, e cila kishte marrë me vete në Parlament vajzën e saj dhe e ushqente me gji.

Në fotografitë e publikuara, Zeka shihet teksa i jep ujë vajzës së tij./21Media