Sipas Zekës, Mustafa është anti LDK

Sipas Zekës, Mustafa është anti LDK

Kryetar i Partisë EuroAtlantike, Milaim Zeka sot i ka ftuar në partinë e tij, anëtarët e LDK-së Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

Zeka ka thënë se me dy anëtarët e kryesisë së LDK-së, Veliun dhe Hazirin do të mund të kishin ndryshuar skemën politike të Kosovës.

“Me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin kishim mujte me ba ndryshime radikale ne skenen politike te Kosoves. Ma mire me ardhe me mu, se sa me ndejte me njeriun me anti LDK, Isa Mustafen!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Facebook”.

Ndryshe, sot në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ende është duke u mbajtur nuk kanë marrë pjesë Veliu e Haziri./21Media