"Se kom kuptu as hala se kuptoj pse prokuroria  ka ardhë deri te kjo ngritje e aktakuzës"

“Se kom kuptu as hala se kuptoj pse prokuroria  ka ardhë deri te kjo ngritje e aktakuzës”

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka tha se nuk e kupton aktakuzën që u ngrit ndaj tij për mashtrim të qytetarëve me mundësi punësimi në Gjermani.

Zeka së bashku me bashkëpunëtorët Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu dyshohen se kanë bërë mashtrime përmes një biznesi që reklamohej si agjenci punësimi.

Prokuroria i ngarkon këta të tre për mashtrim me 900 apikues për viza pune.

Të tre këta u deklaruan përsëri të pafajshëm.

Se ni veten fajtor, as kurrë se kom kuptu as hala se kuptoj pse prokuroria  ka ardhë deri te kjo ngritje e aktakuzës ” tha Milaim Zeka.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të pandehurit prokuroria i akuzon se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale mashtrimi, si dhe ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale shmangia nga tatimi.

Gjithashtu, të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale pastrimi i parave lidhur me veprat penale mashtrimi dhe shmangia nga tatimi. /kallxo.com