Ndeshja fillon në orën 20:30

Ndeshja fillon në orën 20:30

Barazimi i Romës në fushën e Genoas i la edhe një mundësi Milanit për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm drejt Champions League.

Mundësitë janë shumë të pakta për t’i rrëmbyer Atalantës vendin e katërt në Serie A, por ditën e sotme kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso besojnë te mrekullia.

“Djalli” jo vetëm që duhet t’i fitojë takimet e mbetura, por duhet të shpresojë që Atalanta të humbë tri pikë në tri sfidat e saj të fundit. Sot në orën 20:30, Milani pret në “San Siro” Bolonjën në sfidën e javës së 35-të në Serie A, ku përveç fitores çdo rezultat tjetër është një dështim. Ndërsa, në krahun tjetër Bolonja në këtë takim kërkon të mos dalë pa pikë, pasi ndodhet 5 pikë larg zonës së ftohtë.

Së fundmi “Sportmediaset” publikoi formacionet e mundshme të dy skuadrave: