Gerard Deulofeu po kalon sezonin u huazuar tek Milan nga skuadra angleze Everton

Gerard Deulofeu po kalon sezonin u huazuar tek Milan nga skuadra angleze Everton

Milan janë të interesuar për të transferuar futbollistin në anën e tyre në mënyrë përmanente, por këtë nuk mund ta bëjnë pa u marrë vesh me Barcelonën.

Barcelona nga ku është larguar spanjolli në vitin 2015 ka një klauzolë riblerjeje për 23 vjeçarin, dhe nëse vendosin do të mund ta rikthejnë atë në Camp Nou, shkruan rtv21.tv.

Në të kundertën nëse katalunasit nuk janë të interesuar shefi i Milanit Adriano Galiani ka konfirmuar se rosonerët janë shumë të interesuar për transferimin e tij./21Media