Arrestohet në Sicili bosi më i kërkuar i mafias në Itali

Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro është arrestuar në Sicili pas 30 vjetësh në arrati.
Messina Denaro thuhet se u ndalua në një klinikë private në kryeqytetin e Siçilisë, Palermo. Ai supozohet të jetë një bos i mafies famëkeqe të Siçilisë Cosa Nostra.
Mediat italiane raportuan se ai kishte marrë trajtim kur u arrestua pak para orës 10:00 dhe u mor nga karabinierët.
Ai u gjykua dhe u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasje të shumta.
Këto përfshijnë vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafioz të kthyer në dëshmitar shtetëror.
“Kjo është një fitore e madhe për shtetin”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni./21Media

Back to top button