Morën pjesë dy legjendat e Milanit

Morën pjesë dy legjendat e Milanit

Befasitë nga skuadra e Milanit për tifozët nga Kosova nuk kanë të ndalur.

Pas konferencës për shtyp, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është prezantuar trofeu i Ligës së Kampionëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë dy legjendat e Milanit, Franco Baresi dhe Daniele Masaro.

Baresi pasa tifozëve të flaktë rosonerë tha se me këtë pritje që na keni bërë po na detyroni të rikthehemi sërish këtu.

“As në Itali nuk na presin kështu. Neve po na vjen mirë që kemi këta tifozë këtu në Kosovë”, tha Baressi.

Ndërkaq Masaro tha se Milan me kënaqësinë më të madhe e ka pranuar ftesën për të ardhur në Kosovë.

“Çfarë kënaqësi, faleminderit shumë. Jemi të befasuar nga pritja e juaj. Besoj që do të kthehemi në Itali me një ndjenjë të veçantë”, tha Masaro.

Ndeshja mes Milanit dhe Feronikelit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.