Klubi italian synon të përforcohet për edicionin e ri

Klubi italian synon të përforcohet për edicionin e ri

Milani do të bëjë ndryshime në skuadër për sezonin tjetër dhe shumë emra përmenden që do t’i bashkohen skuadrës kuqezi.

Corriere dello Sport sot raporton që drejtuesit e Milanit janë takuar me ata të Barcelonës, për transferimin e mundshëm të Malcom në San Siro gjatë verës.

Braziliani i cili ishte blerë vetëm verën e kaluar nga Barça ka pasur shumë pak minuta në dispozicion dhe pritet të largohet në verë në një skuadër e cila i garanton të luajë më shumë.Por problem i Milanit do të jetë se si do ta mbyllë këtë sezon.

Nëse skuadra e Gennaro Gattusos arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, do të ketë hapësirë për të bërë shpenzime, në të kundërt do të duhet të largojë disa nga yjet kryesorë për të pasur mundësi që të bëjë ndonjë blerje.