Krzysztof Piątek, zëvendësues i Higuanit

Krzysztof Piątek, zëvendësues i Higuanit

Milani ishte në ndjekje të bomberit të Genoas, Krzysztof Piątek, por së fundmi gjërat morën tjetër rrjedhë. Kuqezinjtë së fundmi po tentojnë të transferojnë sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao.

Monaco po kalon një moment të vështirë në kampionatin francez, teksa këtë sezon po lufton për mbijetesë dhe kjo është arsyja që ylli kolumbian mund të largohet nga Ligue One për t’ju bashkuar Milanit.

Falcao aktualisht ka një kontratë që i skadon në vitin 2020 dhe Monaco mund ta lërë të largohet për 15-20 milionë euro, por më parë duhet të sigurojë shërbimet e një sulmuesi. Në krye të listës për ta është Kalinic, për të cilin janë vënë në lëvizje.