Milan për momentin renditët në pozitën e tetë me 35 pikë

Milan për momentin renditët në pozitën e tetë me 35 pikë

Milan ka konfirmuar se mbrojtësi, Simon Kjaer ka pësuar lëndim në kofshë derisa Alexis Saelemaekers gjithashtu është lënduar në gju.

Kjaer në fitoren ndaj Torinos u zëvendësua para se të përfundojë pjesa e parë.

Ndërsa, testet mjekësore  kanë konfirmuar se danezi ka pësuar lëndim në kofshën e majtë.

Pos këtyre dyve, “Rosonerët” kanë raportuar se lojtarët Hakan Calhanoglu, Mateo Musacchio dhe Lucas Biglia janë duke u stërvitur vetëm.

Milan për momentin renditët në pozitën e tetë me 35 pikë, aq sa ka Hellas Verona në pozitën e gjashtë.