Milani rikthehet te fitorja

Pas humbjes nga Atalanta, Milani është rikthyer tek fitorja në Serie-A.

“Rossonerët” të dielën janë ballafaquar me Monzën në kuadër të xhiros së 16-të ndaj të cilëve kanë triumfuar me rezultat 3-0.

Skuadra e Stefano Piolit e gjeti shpejtë golin e parë duke shënuar që në minutën e tretë të ndeshjes përmes Reijnders, ndërkohë që brenda pjesës së parë, milanezët shënuan edhe golin e dytë dhe realizues ishte 18 vjeçari Simic i cili debutoi në këtë ballafaqim me fanellën e gjigantit italian.

Fitoren e vendasve e vulosi Okaford në minutën e 76’ duke shënuar për 3-0. Pas këtij triumfi, Milani ka 32 pikë në pozitën e tretë.

Back to top button