E ardhmja e Barellas e paqartë

E ardhmja e Barellas e paqartë

Dy klubet e qytetit të Milanos janë në garë për mesfushorin e talentuar italian. E ardhmja e Nicolo Barellas mbetet ende e paqartë.

Mesfushori i Cagliarit ishte shumë pranë kalimit te Inter, por së fundmi për të transferimin e tij ka ndërhyrë edhe Milani, që e dëshiron 22-vjeçarin në skuadrën e vet.

Barella, i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro nga Cagliari, kishte arritur një marrëveshje me Interin, por ndërhyrja e Milanit mund t’u prishë planet e zi-kaltërve.

Milani është i gatshëm që ta bindë Cagliarin për t’ia shitur Barellan, duke i ofruar Patrick Cutronen plus para.