Borini është përforcimi i pestë i Milanit

Borini është përforcimi i pestë i Milanit

Klubi italian i futbollit Milan vazhdon me përforcime këtë afat kalimtar. Gjiganti nga “San Siro” është përforcuar edhe me lojtarin e pestë gjatë kësaj vere.

Bëhet fjalë për futbollistin Fabio Borini, i cili në Milan ka kaluar nga radhët e Sanderland.

Sulmuesi italiane ndodhet për kontrolle mjekësore, për të kompletuar transferimin e vlefshëm gjashtë milionë euro.