Do të mungojë për pak kohë

Do të mungojë për pak kohë

Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Miley Cyrus u shtri në spital për shkak të problemeve me bajame, muajin e kaluar. Raportohet se kishte ndërlikime me kordat zanore.

26-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni në fillim të javës dhe tani ‘është larguar nga spitali’, sipas People.

 

“Kur Cyrus ishte shtruar në spital muajin e kaluar, ajo e kuptoi se kishte probleme me kordat zanore dhe nuk kishte qenë në dijeni për vite me radhë”, tha burimi për People.

Ajo nuk do të sjellë projekte për pak kohë, derisa të shërohet, transmeton rtv21.tv

Të premten i dashuri i saj, Cody Simpson publikoi një fotografi me të dhe shkroi “Sukses”.

Miley u shfaq pa grim. Dukej e ëmbël teksa e shikonte të dashurin e saj./21Media