Përfundon lidhja e tyre njëmuajshe

Përfundon lidhja e tyre njëmuajshe

Romanca e tyre e papritur filloi kur ato të dyja u ndan nga burrat e tyre. Tani Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter raportohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ato ishin në lidhje më shumë se një muaj, transmeton rtv21.tv.

Këngëtarja 26-vjeçare dhe ish-gruaja 31-vjeçare e Brody Jenner mesa duket po qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, edhe pse lidhja e tyre nuk është më romantike.

Ato kanë qenë gjithmonë mike dhe ishin aty për njëra-tjetrën kur të dyja u ndanë. Por ata nuk janë më në një marrëdhënie romantike”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Ndarja e papritur u befasua për ndjekësit e çiftit, pasi Miley dhe Kaitlynn u panë së bashku në Los Angeles vetëm një javë më parë, më 14 shtator. Çifti raportohet se kanë jetuar së bashku në LA pas ndarjeve të tyre.

Më 11 gusht, u publikuan fotografi të dy grave që putheshin në barkë, duke konfirmuar se të dyja tashmë kishin filluar marrëdhënien e tyre.

Veprimi i Mileyt e zuri në befasi Liamin. Ai menjëherë bëri kërkesë për divorc nga këngëtarja pasi pa fotot e saj dhe Kaitlynn duke u puthur në barkë./21Media