​Dyshohet se kreu vetëvrasje

​Dyshohet se kreu vetëvrasje

Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein është gjetur i vdekur në qelinë e burgut të Manhatanit.

Sipas mediave amerikane 66-vjeçari, do të dilte në në gjyq vitin e ardhshëm për akuzat e abuzimit seksual të dhjetëra vajzave të mitur në New York dhe Florida.

Para tre javësh ai u gjet i lënduarnë qafë, plagë të cilët mendohet si i kishte shkaktuar vetë duke tentuar vetëvrasjen.

Vdekja e tij erdhi një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumente gjyqësore që zbuluan pretendime të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të profilit të lartë.

Shumë njerëz kanë ngritur pikëpyetje se si Epstein kishte mundësi të bënte vetëvrasje në burg, ose pse nuk ka pasur mbikëqyrje të veçantë duke ditur se kishte tentuar edhe njëherë tjetër të njëjtën gjë.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, i cili po kandidon për president të SHBA-së nga kampi i demokratëve, kërkoi një hetim të plotë për ngjarjen.

Blasio tha se publiku duhet të dijë se çfarë po fshihte Epstein, duke aluduar në informacionet për njerëz të profilit të lartë që kanë qenë pjesë e abuzimit seksuale me të mitura.

Një kohë, miliarderi i ndjerë ishte shoqëruar edhe me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump.