Ai këto para i ka siguruar përmes shërbimeve të internetit

Ai këto para i ka siguruar përmes shërbimeve të internetit

Shkupjani më i pasur në vitin 2017 ka realizuar të ardhura prej 212 milionë denarëve. I dyti në listë gjendet gjithashtu shkupjan me të ardhura mbi 207 milionë denarë, kurse pas tij rreshtohet një strugan me të ardhura rreth 135 milionë denarëve. Pas tyre renditet një qytetar i Manastirit, i cili ka paraqitur të ardhura prej 93 milionë denarëve. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska tha se mbi një milionë denarë bruto të ardhura kanë paraqitur rreth 25 mijë persona.

Edhe në vitin 2017, shëndetësia, farmacia dhe teknologjia informatike mbesin sektorë ku paguhen rroga më të larta. Fitimin më të lartë nga lotaria, kazinot dhe pjesëmarrjet në lojëra të tjera, e ka paraqitur një qytetar i Tetovës, i cili vetëm mbi këtë bazë ka marrë 9 milionë 999 mijë dhe 41 denarë”, deklaroi Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska.

Të ardhura të larta ka edhe mes pensionistëve. Milioneri më i moshuar ka 98, kurse më i ri 15 vjet, i cili përfitimin e ka realizuar përmes shërbimeve të internetit.

Të ardhurat bruto më të larta në bazë të pensionit është paraqitur nga ana e një shkupjani edhe atë në vlerë prej 5 milionëve. Bëhet fjalë për pension, i cili tatimpaguesit i paguhet nga jashtë. Qytetari më i moshuar i cili ka realizuar përfitim prej mbi 1 milionë denarëve, ka 98 vjet, kurse në grupin e të ardhurave të realizuara mbi 10 milionë denarë, është një person të moshës 86-vjeçare. Qytetari më i ri i cili ka përfituar mbi 1 milionë denarë ka 15 vjet, kurse në grupin e të ardhurave të realizuara mbi 10 milionë denarë, qytetari më i ri ka 20 vjet”, u shpreh Sanja Lukarevska, Drejtoresh e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Lukarevska bëri me dije se në vitin 2017 përfitimi më i madh kapital, të cilin e ka paraqitur një qytetar nga Prilepi, arrin deri në 44 milionë denarë. Ajo shton se nga shitja e produkteve bujqësore, një shkupjan ka paraqitur të ardhura rreth 6 milionë denarë./TV21