"Për Shqipërinë"

“Për Shqipërinë”

Futbollisti i njohur kosovar, Milot Rashica ia solli fitoren Werder Bremenit me dy golat e shënuara në ndeshjen e sotme kundër Wolfsburgut, që përfundoi me rezultat përfundimtar 3:2 për Bremenin.

Rashica këto dy gola ia dedikoi Shqipërisë, transmeton rtv21.tv

“Për Shqipërinë. Sërish në rrugën e fitores me Werder Bremenin”, shkroi Rashica në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Për Shqipërinë ❤🙏🏼🇦🇱 👐|| Back on winning ways with @werderbremen 💚👊🏼🚀 #MR7 #bundesliga

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

Milot Rashica solli Werderin në epërsi me golin e shënuar në minutën e 13-të nga penalltia, të cilin e festoi duke bërë shqiponjën me duar. Weghorst në minutën e 36-të solli gëzimin e tifozëve vendës në “Wolkswagen Arena”, duke barazuar shifrat në 1:1. Gëzimi i vendësve nuk zgjati më shumë se tre minuta dhe Bittencourt solli mysafirët në epërsi prej 2:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.

William barazoi për 2:2 me golin e shënuar në minutën e 73-të, ndërsa fitoren skuadrës mysafire ia siguroi Milot Rashica me golin e tij të dytë në këtë ndeshje, në minutën e 83-të nga penalltia./21Media