Të shënoj dhe të asistoj sa më shumë"

Të shënoj dhe të asistoj sa më shumë”

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka mbaruar pushimet verore para një jave dhe u rikthye në Bremen për t’i nisur përgatitjet parasezonale me skuadrën e Werderit, duke i pasur të qarta synimet për sezonin e ri.

I pyetur nga ndjekësit e faqes zyrtare të Werderit në Instagram se cili është synimi i tij për sezonin e ri, Rashica tregoi qëllimi kryesor për këtë sezon është që ai t’i ndihmojë klubit të tij, duke shënuar më shumë gola.

Të shënoj dhe të asistoj sa më shumë dhe të përpiqem ta jap më të mirën për ta ndihmuar ekipin t’i arrijë synimet tona”, u përgjigj Rashica në Instagram.

Milot Rashica në muajin qershor pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme ariti që të jetë njëri prej lojtarëve më të përmendur të Kombëtares sonë.

Goli i tij më i përfolur ishte goli i epërsisë në pjesën e parë të ndeshjes Kosovë-Bullgarisë. /21Media

Super Kosova, super Rashica, supergol!