Çifti duket bukur në imazhin e fundit

Çifti duket bukur në imazhin e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe e fejuara e tij, Belkiz Kera janë ndër çiftet e bukura kosovare.

Duke qenë se kanë shumë ndjekës në rrjete sociale, ata janë mjaft aktiv në to, ku publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Sot, bukuroshja e Milotit publikoi foto të bukur për 31 mijë e 700 ndjekësit e saj në instagram, në të cilën shihet bashkë me të fejuarin.

I veshur mjaft me stil, Miloti duket i qeshur pranë të fejuarës, e cila shihet me flokë të lidhura dhe e veshur me një pallto të bukur, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar, Belkizi po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë fejuar në vitin 2015./21Media