Çifti duken për mrekulli

Çifti duken për mrekulli

Këngëtari i njohur, Milot Llalloshi dhe bashkëshortja e tij, Erxhina janë një ndër çiftet më të pëlqyera të estradës. Në vitin 2016 ata kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, në një ceremoni madhështore ku të ftuar ishin shumë fytyra të njohura të estrades, shkruan rtv21.tv

Martesa e tyre është bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Priam, kurse tani çifti janë në pritje të fëmijës së dytë.

Si Miloti ashtu edhe Erxhina, tregohen mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, Miloti në rrjetin social Instagram ka publikuar një imazh të bukur, në të cilën shihet afër gruas së tij, Erxhinës.

Erxhina e veshur me një fustan të zi ka zbuluar barkun e fryrë teksa atë e mban Miloti. Çifti afër njëri- tjetrit po duken shumë të lumtur.

“Nuk harrohet” titullohet projekti më i ri i Milotit, që e solli në bashkëpunim me Edonën./21Media