Reperi ka pozuar në sheshin e të famshmëve

Reperi ka pozuar në sheshin e të famshmëve

Reperi i njohur i grupit Etnon, Milot Hasangjekaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se gjendet në Hollywood, shkruan rtv21.tv

Ai ka pozuar në sheshin e të famshmëve, pranë yllit të aktori John Belushi. Nuk dihet nëse reperi gjendet atje për ndonjë projekt muzikor apo për pushime.

Ndryshe, kënga e grupit Etnon në bashkëpunim me Genta Ismajlin “Shake it” po cilësohet si suksesi më i madh i tyre, pasi ka arritur të klikohet mbi 35 milionë herë në kanalin Youtube. /21Media