Festë në familjen Llalloshi

Festë në familjen Llalloshi

Erxhina, bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Milot Llalloshit feston sot ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Përmes fotografie kolazh që ka publikuar në rrjetin social Facebook, Miloti e ka uruar bashkëshorten për ditëlindje.

“Shumë urime për dashurinë, edhe shumë tjera së bashku zemër, të duam. Miloti, Priam, Roma”, ka shkruar Miloti krahas fotografisë.

Miloti dhe Erxhina në vitin 2016 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore. Në vitin 2017 janë bërë prindër të një vogëlushi, të cilin e kanë quajtur Priam. Ndërsa ditë më parë martesa e tyre është bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Roma./21Media

 

View this post on Instagram

 

Mire se erdhe qika jem, Roma Llalloshi 🙏 26.02.2019 @erxhinaismajli

A post shared by Milot Llalloshi (@milotllalloshi) on