Mimoza zbuloi se kush ia ka lënë emrin

Mimoza zbuloi se kush ia ka lënë emrin

Ditëlindjet konsiderohen si ditët më të veçanta në jetën e secilit njeri. Dita e sotme është e veçantë për kryetaren e “Alternativës”, Mimoza Kusari Lila, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në garë për deputete nga kolaicioni VV-AAlternativa.

Mimoza sot feston ditëlindjen e 44-të, shkruan rtv21.tv

E në këtë ditë speciale, Mimoza në Facebook ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria e saj. Kurse, shkrimin mbi këtë fotografi e filloi me slloganin e VV-së “Erdhi dita”.

“ErdhiDita me ma uru ditëlindjen e 44 I vërtetë është viti se ngado që e numëron njejtë i bjen. Për këtë periudhen e fundit të jetës time e dini si më ka shku, me tenaltëze e teposhtëze sa të duash. Me vrapime, gëzime, shqetësime edhe bukfale edhe simbolike”, shkroi Mimoza derisa tregoi edhe disa gjëra të padëgjuara deri më tani.

Ajo rrëfeu në disa pika të shkurtëra tregimin e nënës së saj, se si ka qenë dita kur Mimoza erdhi në jetë, ajo madje zbuloi se emrin ia kishte vënë shoqja e mamit.

“Mëngjesi shumë i hershëm i 16 Tetorit, 1975 ka pasë shi rrëke, Mami më tregon me fjalët: Toka nuk e mbajke. Dhimbjet e lindjes i kanë fillu Mamit në orët e vona të 15 Tetorit dhe orët e para të 16 tetorit, në ora 2 e 30 e mëngjesit kam lindë unë, Mimoza, vajza e dytë e Shakës dhe Ademit, në Spitalin e Gjakovës. Lindja nuk është kryer në sallën e lindjes, por në sallën e pritjes, se nuk ju kam dhënë afat me e fut Mamin aty, kam qenë me ngut me dalë në këtë Botë, me e pa shiun dhe borën, Diellin dhe retë, të Gjakovës, Kosovës dhe pastaj edhe kudo që më shkeli këmba. Emrin nuk ma kanë lënë prindërit, por Sabahate Kusari e cila si shoqe e Mamit e vizitoi në spital dhe i propozoi emrin që ishte hit në atë kohë në Shqipëri (vajza e dytë mooo, mund të ishte djalë më mirë . Për ata që më kritikojnë sot, ju kënaqi zemrën me ju tregu se kam qenë fëmijë shumë i vështirë, vajse dhe e zhurmshme. Kam qajtë aq shume sa krejt hyrja e banesës në Gjakovë e ka ndi vajin tim”, shkroi Mimoza në Facebook.

Jo më kaq, ajo tha si fëmijë ka qenë qenë shumë e gjallë dhe “sherr”, këtu ajo tregoi edhe njërin prej problemve që e ka bërë me të cilin ka rrezikuar jetën e saj.

 “Si fëmijë duke u rritë kam qenë shumë e gjallë dhe sherr. Në klasën e katërt fillore, kam fillu me vozit biçikletën e Babit në Gjakovë (e zezë e madhe dhe e papërshtatshme për fëmijë) dhe kam bë ekzibicione me të. Mami dhe Babi kanë qenë duke e përjetu shokun e jetës së tyre kur ia kam pre rrugën autobusit lokal në Gjakovë dhe gati sa nuk më ka godit autobusi para syve të prindërve. Patentën e automobilit e kam marrë si 19 vjeçare dhe njejtë ia kam marrë automobilin Babit pa e pyet, shumë shpesh. Të tjera storie ka shumë, por kjo një intro për gruan 44 vjeqare sot që nuk e ndiej fare peshën e moshës, por jetën e jetuar dhe e festoj përvojën e fituar me vite. Mu rrëzu jam rrëzu mjaft, por pak ma shumë herë jam ngritë në këmbë, prandaj i mbaj këmbët fortë në tokë. Ju faleminderit të gjithëve që keni fillu me m’uru dhe atyre që do të më uroni gjatë ditës. 44-shi po me pëlqen e dita ende veç sa ka fillu”, shkroi Mimoza Kusari Lila.

Mimoza gjatë viteve sa është pjesë e politikës, punoi me përkushitm të madh, ajo ishte edhe zëdhënëses politike e ish-kryeministrit tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepit.
Kusari-Lila gjithashtu ka qenë edhe kryetare e Gjakovës, para kryetarit aktual, Ardian Gjinit.

Sa i përket jetës private ajo  është e martuar me Arben Lilën dhe së bashku kanë dy fëmijë./21Media